• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Bes Kallaku zbulon një tjetër personazh të ‘Falco’, futbollisti i kombëtares shqiptare bëhet pjesë e filmit

Bes Kallaku prej disa muajsh ka nisur xhirimet për filmin ‘Falco’, në të cilin ai ka rolin e regjisorit, skenaristit dhe aktorit protagonist. Në këtë film janë përfshirë shumë personazhe të njohur shqiptarë, të cilët janë zbuluar javë pas jave. Së fundmi Besi ka treguar se pjesë e filmit do të jetë edhe futbollisti i njohur i kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshi. Ai ka publikuar në ‘Instagram’ një foto në të cilën shihet se është improvizuar një skenë ku Cikalleshi firmos bashkë me Besin, që ka rolin e presidentit të klubit të Laçit. Nga fotografia e gjithë skena duket shumë origjinale, ndaj kush e shikon për një moment mund të mendojë se Cikalleshi mund të shkoj drejt Laçit. “Presidenti i KF Laçi, Falco Laçjani sapo mbylli transfertën e radhës për ekipin e Laçit. Falco vjen së shpejti”, ka shkruar Besi në përshkrimin e fotove për të shpjeguar gjithçka.

Kasti i aktorëve të filmit ‘Falco’ po zbulohet pak nga pak dhe puna që po bëhet për të është gjigande, ndaj ky duhet të jetë projekti më i rëndësishëm në gjithë karrierën artistike të Bes Kallakut. /revistawho.com