• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Lajme

Bes Kallaku zbulon ‘anën e errët’ të Xhensilës me një video të vetme

Marrëdhënia e Bes Kallakut dhe Xhensila Myrtezajit është një nga më të pëlqyerat për publikun shqiptar. Pas shumë vitesh lidhje, çifti u martua në një ceremoni madhështore dhe shumë pak pas kësaj, ata u bënë prindër për herë të parë. Fotot dhe dedikimet e tyre në rrjete sociale nuk mungojnë asnjëherë, ashtu si dhe momentet gazmore që kalojnë me njëri-tjetrin. Ditën e sotme, Besi ka publikuar një video në ‘Instastory’, ku Xhensila shfaqet duke ngrënë gliko. “Më ka rënë pak rëndë…”, shkruan Besi me humor. Më pas vazhdon: “Ana e errët e Xhensilës. Gliko Përmeti”, duke zbuluar kështu se glikoja është një nga ushqimet e preferuara të bashkëshortes së tij. Kujtojmë se shumë pak kohë pas lindjes së Ajkës, këngëtarja habiti të gjithë fansat me format e saj trupore. Xhensila vazhdon të ndjekë rregullisht palestrën, megjithatë duket se ajo nuk mund të heqë dorë nga ushqimet e ëmbla./revistawho.com