Ish-Kryeministri Sali Berisha ka uruar të gjitha femrat me rastin e 8 marsit. I njohur si një njeri shumë familjar, Berisha ka postuar një foto me bashkëshorten e tij, Liri Berisha dhe bashkë me të edhe një urim për të gjitha femrat.
Ja urimi i Berishës:
“Te dashur miq, sot eshte nje dite veçante, dita ne te cilen ne nderojme me adhurim te madh grate, nenat, vajzat, motrat, pra me te mirat e familjeve tona. Natyrisht, kjo eshte vetem nje dite simbolike sepse te gjitha ditet se bashku nuk mjaftojne per te shprehur ndaj tyre mirenjohjen e pakufishme per dashurine, perkushtimin, sakrificat e tyre per ne, per shoqerine dhe vendin. Gezuar! sb”.