• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Ben Blushi zyrtarisht drejtor i “Top Channel”. Vjollca Hoxha: Një cikël i ri në komunikim dhe informim

Kjo javë ka nisur me një detyrë të re për ish- kryetarin e Partisë LIBRA. Ben Blushi është emëruar zyrtarisht drejtor i “Top Channel”, duke u shkëputur totalisht nga politika dhe i rikthehet gazetarisë me kohë të plotë. Vendimin e ka bërë publik presidentja e kompanisë Vjollca Hoxha, në një komunikim me drejtuesit e departamenteve të televizionit.
Hoxha e ka konsideruar këtë si një vendim të rëndësishëm për të hapur një cikël të ri komunikimi dhe informimi.
“Kam kënaqësinë të njoftoj të gjithë shikuesit dhe punonjësit e ‘Top Channel’ se duke filluar nga sot z.Ben Blushi do të jetë Drejtor i Përgjithshëm i Top Channel. Si një gazetar, shkrimtar dhe politikan që ka vendosur pavarësinë dhe të vërtetën mbi çdo interes, jam e bindur se z.Blushi do të ndihmojë ‘Top Channel’ për të hapur një cikël të ri komunikimi dhe informimi me të gjithë dashamirësit tanë në gjithë hapësirën shqipfolëse. Dua t’i siguroj të gjithë se ‘Top Channel’ i mbetet besnik parimeve tona si një media e lirë, e pavarur dhe profesionale, e cila ka qenë, është dhe do të jetë përherë në shërbim të së vërtetës dhe lirisë së informimit”, ka thënë presidentja e ‘Top Channel’.