Bella Hadid është kthyer në një nga vajzat më sensacionale në botën e modelingut, kjo falë edhe motrës apo të dashurit të saj The Weeknd. Ditën e dielë, 19-vjeçarja ka publikuar një fotografi në rrjetet sociale ku shihet plotësisht e zhveshur ndërkohë që gjoksin e saj e ka mbuluar me njërin krah. “Më fal mami”, shkruan modelja bashkangjitur fotos së postuar. Ajo gjithashtu ka shkruar: “Projketi sekret me grupin e ëndrrave të mia”, Pavarësisht se Bella nuk ka dhënë detaje të mëtejshme të këtij projekti sekret, duket se kemi të bëjmë me fushatën e një kompanie të famshme veshjesh.