• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Bella Hadid shpallet femra më e bukur në botë, ja lista me femrat që e ndjekin

Bella Hadid është shpallur zyrtarisht si femra më e bukur në botë. Modelja doli e para në listën e bukurisë duke lënë pas Beyonce-n, Gigi Hadid dhe Katy Perry-n. Në bazë të analizave të “Golden Ratio of Beauty Phi”, fytyra e Bella-s ka plotësuar 95% të tipareve perfekte. “Bella Hadid dukshëm ishte fituesja pasi të gjitha pjesët e fytyrës u matën për plotësimin e kritereve të perfeksionit”, thotë doktoreshë Julian De Silva. Beyonce u rendit e dyta në listë e ndjekur nga Amber Heard, Ariana Grande, Taylor Swift, Kate Moss, Scarlett Johanssin, Natalie Portman, Katy Perry dhe Cara Delevinge në vendin e 10.