• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Bella Hadid jep një mësim të vlefshëm për të gjithë: Mos u lani në 6 të mëngjesit

Supermodelja Bella Hadid ka kaluar një situatë goxha të sikletshme mëngjesin e 1 shkurtit. Siç vetë ajo ka zbuluar, të dalësh me flokë gjysmë të lagur pas një dushi në 6 të mëngjesit nuk është një ide e zgjuar. 

Bella u fotografua krah The Weeknd teksa niseshin për një takim, por edhe pse nuk duket mirë nga fotot paparaci floku i saj ka ngrirë. 

Më vonë ka qenë vetë 22-vjeçarja ajo që ka këshilluar ndjekësit e saj të mos dalin me flokë gjysmë të lagur kur jashtë temperaturat kapin vlera ekstreme.

Megjithëse duket shumë e lumtur dhe e qeshur krah të dashurit të saj, Bella ka kaluar një siklet të madh. 

Kujtojmë se SHBA është pushtuar prej ditësh nga i ftohti ekstrem. Temperaturat kanë kapur vlerat -22 gradë celsius./ revistawho.com