• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Bella Hadid i ‘braktis’ të gjithë, feston 23-vjetorin me familjen dhe këngëtaren e njohur shqiptare

 

 

Bella Hadid ka festuar ditën e sotme 23-vjetorin e saj pranë njerëzve më të dashur. Modelja është fotografuar në qytetin e New York së bashku me motrën, Gigi Hadid, por dhe mamanë, Yolanda Hadid. Ajo çfarë i ka befasuar të gjithë ishte se modelja kishte zgjedhur që në një moment special si i sotmi, përveç familjes të gjendej pranë saj dhe këngëtarja e njohur shqiptare, Dua Lipa.
Ndonëse Lipa është në një lidhje me vëllain e dy modeleve, Anwar Hadid, ky moment i familjes së bashku nuk ka shpëtuar pa u kapur nga paparacët. Kujtojmë se së fundmi është parë gjithashtu që Gigi dhe Dua të shkëmbejnë komente të ndryshme në ‘Instagram’, duke zbuluar kështu dhe marrëdhënien e tyre të mirë në sy të gjithë fansave.
Prej disa kohësh Lipa ka nisur dhe bashkëjetesën me vëllain e Bella-s dhe Gigi-t, duke e çuar raportin në një nivel më serioz./revistawho.com