• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Bella Hadid e kritikojnë për ndërhyrje në fytyrë, nëna e modeles i “mbyll gojën” fansit

Pak ditë më parë nëna e dy supermodeleve, Bella dhe Gigi, Yolanda Hadid i la të gjithë pa fjalë me një fotografi të saj. Ajo është 55 vjeçe dhe është në formë perfekte fizike, madje pa bërë asnjë lloj ndërhyrje në trupin e saj. Pavarësisht se Yolanda ka marrë me qindra komente pozitive, nuk kanë munguar as ato negative dhe të mbushura me kritika.

Ndjekësit nuk i janë drejtuar personalisht 55-vjeçares, por kanë folur kundër vajzave të saj, veçanërisht për Bella-n. Sipas tyre modelja e njohur është vërtetë e bukur, por ajo përdor ‘fillers’. Yolanda nuk i ka pritur aspak mirë këto komente dhe për këtë arsye është hedhur drejt e në “sulm” në mbrojtje të fëmijëve të saj. “Asnjë nga fëmijët e mi nuk ka bërë ‘fillers’ ose ‘botox’ apo të kenë vendosur ndonjë gjë të huaj në trupin e tyre”, – ka thënë ajo.

Në fakt nuk është hera e parë që Bella Hadid kritikohet për ndërhyrje në fytyrë, por modelja asnjëherë nuk i ka pranuar. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE