• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Bëhuni gati, së shpejti nis sezoni i tretë i programit “Në kurthin e Piter Pan”

Është gati të nisë sezoni i ri i emisionit “Në kurthin e Piter Pan”. Këtë e ka zbuluar vetë moderatorja e njohur, Alketa Vejsiu, gjatë puntatë së djeshme të “Dance with me”. Ajo u shpreh se këtë javë nisin audicionet dhe të gjithë fëmijët që dëshirojnë të marrin pjesë, janë të mirëpritur. Programi ka pasur dy sezone të suksesshme me në qendër fëmijët dhe të ftuar një personazh të njohur, të cilit i drejtohen pyetje shpeshherë ngacmuese. Në dy edicionet e kaluara, fëmijët kanë spikatur për talentet e tyre dhe ia kanë dalë të mbërthejnë para ekranit publikun shqiptar. Edhe këtë vit pritet të jetë një sezon po aq i arrirë sa dy të parët.