Ka publikuar projekte shumë interesante dhe mbi të gjitha të kuruara vizualisht deri në detaj. E kemi fjalën për Alban Ramosaj, i cili duket se nuk do të ndalet këtë verë.
Ai ka publikuar projektin “Ike”, i cili është xhiruar në Milano, por shumë shpejt do të hedh në treg edhe dy këngë të reja,( vazhdim i këngës “Ike”).
Por në një mini intervistë për Lart e Poshtë Albani na ka bërë me dije se do të sjellë edhe një këngë të re me motrën e tij, Beatrix Ramosaj.
”Shumë shpejt, me siguri brenda këtij viti”, ka thënë Albani duke mos dashur të zbulojë shumë detaje.
Nga ana tjetër Lart e Poshtë ka mësuar se edhe Trixa, është duke punuar për një projekt solo muzikor, që do ta lançojë së shpejti.
Suksese dy bukuroshëve të familjes Ramosaj!/revistawho.com
https://youtu.be/bkZ6aToFxek