Ledri Vula dhe Noizy janë shumë afër realizimit të një dueti të tyre së bashku.
Një lajm të tillë e kanë konfirmuar burime të afërta të Express nga kampi Ledri Vulës dhe konkretisht nga kompania Nesër Music, që menaxhohet nga Faton Shoshi.
Madje, thuhet se ky i fundit ka qenë edhe iniciatori i këtij dueti ku ka kërkuar nga kjo dyshe që të lënë pas inatet e se kaluarës dhe të punojnë për të ardhmen, duke sjellë muzikë të mirë për fansat e tyre./revistawho.com