• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Bëhet pjesë e filmit më të ri nga Ermal Mamaqi, Enca: Gjithmonë ka qenë ëndrra ime

Vetëm një ditë më parë, moderatori dhe aktori i humorit, Ermal Mamaqi zbuloi titullin e projektit më të ri kinematografik që do të sjellë shumë shpejt në ekranet shqiptare. Nga fotot e publikuara në rrjetet sociale, u kuptua gjithashtu se një nga personazhet e showbiz-it shqiptar që do të shihnim në këtë projekt, ishte këngëtarja Enca Haxhia.

Së fundmi ka qenë vetë artistja e cila ka publikuar një foto në llogarinë e saj në ‘Instagram’ gjatë xhirimeve të filmit, bashkangjitur së cilës ka shtuar se aktrimi ka qenë gjithmonë një ëndërr në sirtar për të.

“Surprizë. Erdhi koha t’iu tregoj talentin tim tjetër, gjithmonë ka qenë ëndrra ime në sirtar deri në momentin dhe rastin e duhur, në një super projekt nga Ermal Mamaqi. Enca aktore o lal, nuk do ju zhgënjej”, ka shkruar këngëtarja në postimin e saj më të fundit, ku fansat kanë nisur menjëherë të komentojnë se si do të shfaqet ajo.

Enca nuk ka bërë të ditur asnjë detaj tjetër lidhur me projektin apo rolin e saj në të, megjithatë kureshtja e ndjekësve do të marrë fund sapo filmi me titull ‘I Love Tropoja’ të prezantohet në të gjitha kinematë shqiptare./revistawho.com