• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Bebe Rexha publikon foton me bikini, këngëtarja shqiptare përcjell një mesazh të fortë

Bebe Rexha është një nga këngëtaret më të njohura në botë dhe jo vetëm për shkak të talentit të saj, por dhe për shkak të formave trupore. Së fundmi, Bebe ka ndarë një histori të pakëndshme kur stilistët e njohur kanë refuzuar të punojnë me të në ceremoninë e ‘Grammy’ për shkak të masës së saj. Që nga kjo kohë, këngëtarja shqiptare është kthyer në një nga personazhet që përpiqet ta përdorë famën e saj, për të përhapur ‘dashurinë ndaj trupit’ tek femrat. Bebe publikoi një foto në ‘Instagram’, ku shfaqet me bikini dhe krahas fotos, një mesazh të fortë. “Ndoshta duhet t’i bëja ‘photoshop’ barkut që të dukej i sheshtë. Këmbët e mia që të dukeshin më të holla. Ndoshta duhet të bëja veten më të gjatë dhe të rregulloja këmbët, por nuk e bëra. Shoqëria të bën të ndryshosh. Ja si duket një grua pa ‘photoshop’ në ‘Instagram’”, ka shkruar Bebe. Nuk kanë munguar komentet nga fansat dhe kolegët e saj, të cilët e kanë mbështetur plotësisht./revistawho.com