• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Bebe Rexha publikon foton e pazakontë, tregon se në përditshmëri është njësoj si gjithë të tjerët

Bebe Rexha është treguar gjithmonë shumë e drejtpërdrejtë me fansat dhe është ndër të paktët personazhe të njohur që guxon të tregojë të vërtetat për veten e saj. Pikërisht për këtë gjë ajo ka fituar dashurinë e fansave të saj në mbarë botën, të cilët arrijnë të gjejnë veten tek Bebe. Së fundmi artistja ka publikuar një foto jo të zakontë në rrjete sociale, e cila i ka çuditur jo pak ndjekësit në ‘Instagram’. Bebe ka postuar një fotografi të sajën të shkrepur nga paparacët dhe në të ajo shfaqet e veshur sportive, me flokë të parregulluara dhe pa ‘make up’.

Sigurisht që pamja e saj në foto është larg asaj të tapeteve të kuq, por Bebe nuk ka ngurruar ta publikojë në llogarinë e saj. Ajo ka treguar se fotografia në fjalë nuk i pëlqen aspak, por e ka postuar për një arsye të fortë. “Unë e urrej këtë foto paparaci të timen, por ju duhet të dini se unë po e postoj, sepse është e vërtetë. Unë isha duke blerë ushqime për të bërë ‘chili’ dhe bileta lotarie. Meqë ra fjala fitova 25 dollarë”, ka shkruar Bebe përkrah fotos. Në këtë formë Rexha ka dashur të thotë se ajo është njësoj si gjithë të tjerët dhe se jashtë dritave dhe skenës ajo është një vajzë shumë e thjeshtë, që gatuan dhe kënaqet nga ato pak para që mund të fitojë në lotari. /revistawho.com