Këngëtarja me origjinë shqiptare Bebe Rexha, e cila ka realizuar disa këngë të cilat janë pëlqyer shumë dhe kanë pasur sukses, ka treguar dhe emrin e saj të vërtetë.
Përmes një postimi në rrjetet sociale ajo e ka thënë se emri i saj i vërtetë është Bleta.
Bebe Rexha përmes këtij postimi ka shpjeguar se çfarë nënkupton emri i saj në gjuhën angleze duke bërë të ditur se për këtë arsye ajo është një mbretëreshë, pasi mban emrin e mbretëreshës.