• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Bebe Rexha feston ditëlindjen 1 javë para: “Po pres me padurim të mbush 30 vjeç”

Bebe Rexha është një nga artistet më të pëlqyera, por përveç artit ajo njihet edhe për karakterin e saj të drejtpërdrejtë. Sot ajo publikoi një foto në ‘Instagram’ që ngjasonte më tepër me një kopertinë albumi, ku Bebe mbante në kokë një kordel me fjalët “Jo më 20 vjeç”. Duket se këngëtarja shqiptare po pret me padurim të mbushë zyrtarisht 30 vjeç, kjo sepse sipas saj në këtë moshë je më e pjekur, më provokuese dhe më e fortë. Pikërisht ky ka qenë dhe përshkrimi që Bebe ka zgjedhur për postimin e saj. Ditëlindja e saj është në datën 30 të muajit Gusht dhe duket se fansat e saj më të zjarrtë kanë përgatitur një surprizë. Nuk e dimë ende nëse Bebe do organizojë ndonjë festë madhështore për ditëlindjen e saj, kështu që na mbetet të presim dhe të shohim në ditët në vazhdim./revistawho.com