• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Beauty Fair Albania”, zbulon surprizën: Blerjet shpërblehen me dy udhëtime

Organizatorët e panairit më të madh të bukurisë, “Beauty Fair Albania” kanë zbuluar dje përmes programit “Festë në 5” të Bieta Sulos, se për të gjithë ata që do të kryejnë blerje në fundjavën e 18 dhe 19 majit në panair, do të ketë shpërblime. Eraldo Rexho dhe Isida Mollaymeri, kanë zbuluar se Zakynthos dhe Lefkada, do të jenë destinacionet që do të presim dy çifte fituesish.

Panairi i bukurisë, sjell për të gjithë shqiptarët brand-e shumë të njohura në një hapësirë të përbashkët siç është Pallati i Kongreseve. Të gjithë ju që po kërkoni produktet e duhuara për flokët, fytyrën, apo lëkurën tuaj mjafton të bëni një xhiro në #BFA dhe atje do të gjeni parfume nga më të mirat, produkte për thonjtë dhe një shumëllojshmëri produktesh të tjera që lidhen me bukurinë./revistawho.com

CLOSE
CLOSE