• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme, Vetëm në WHO

“BB9” / Damiano takoi miqtë gjatë javës që ishte në izolim, flet shoku i banorit: Video është bërë…

Rregulli parësor në “Big Brother” është izolimi dhe moskomunikimi me personat jashtë shtëpisë. Por këtë edicion duke qenë se konkurrentët janë futur çift edhe rregullat kanë ndryshuar. Ishte largimi i Donjetës, ai që shkaktoi edhe largimin e Damianos, i cili u kthye brenda në shtëpi me votat e publikut. Por ditën e djeshme u përhap me shpejtësi lajmi se gjatë qëndrimit jashtë shtëpisë së “Big Brother”, Damiano nuk ka qëndruar i izoluar. Madje në një video ai shfaqej në shoqërinë e miqve ndër to edhe aktori i njohur Drilon Hoxha. RevistaWho.com kontaktoi me Drilonin i cili sqaroi se video është bërë më përpara dhe se ekziston edhe një video tjetër që e saktëson dhe e vërteton këtë. Videon do e publikojë Driloni së shpejti për të shuar çdo keqkuptim./revistawho.com

CLOSE
CLOSE