• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Bashkëshortja i organizon surprizën e veçantë, Erion Isai i dedikon këto fjalë

Aktori i dashur i humorit, Erion Isai, sot feston 31-vjetorin e tij të lindjes. Me këtë rast, bashkëshortja e tij i ka organizuar një festë surprizë. Ai shpeshherë ka treguar se sa marrëdhënie të ngushtë ka me partneren e tij dhe sa shumë që duhen. Këtë gjë e ka treguar edhe në postimin e tij të fundit në ‘Instagram’, në të cilin e falenderon atë që është krah tij. “31-vjetor i rrallë, por asgjë aq unike sa ty. Je ana ime më e mirë. Zoti më ka bekuar shumë në jetë. Ti je nga bekimet më të mëdha. Festa jote surprizë për mua ishte përkëdhelja më e bukur e më e veçanta. Ajlin Petrela unë nuk festoj pa ty”, ka qenë dedikimi i tij për bashkëshorten. Erioni ende nuk ka zbuluar asnjë detaj nga festimet, por nisur nga shkrimi i tij duket se të gjithë janë kënaqur shumë.