• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Bashkëshortja e tij feston ditëlindjen, reperi shqiptar bëhet më romantik se kurrë

Lyrical Son është një nga reperët më të njohur në Shqipëri, në të njëjtën kohë, një bashkëshort dhe baba i përkyer. Ai publikon herë pas here foto nga momentet që kalon me familjen e tij dhe dedikimet nuk mungojnë kurrë. Këtë herë, Lyrical ka marrë pak kohë për të shkruar disa fjalë të ëmbla për partneren e tij, Gresën, e cila sot feston ditëlindjen. “Sot është ditëlindja jote e 8-të që ne kalojmë bashk dhe sa herë vjen kjo ditë, mua më kap paniku, sepse nuk e di nëse do mund të bëj një dhuratë që ta shpërblen të paktën 10% punën tënde të palodhur që bën për familjen tonë dhe për ne të dy. Je një super mama dhe një super grua. Gëzuar 28-ën. Të do gjithmonë iKuqi”, ka shkruar ai. Me siguri ky urim publik dhe këto fjalë e kanë lumturuar shumë Gresën. Reperi dhe bashkëshortja e tij janë prindër të 2 vajzave dhe siç mund ta shihni, gëzojnë një martesë të lumtur./revistawho.com