• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Bashkëshortja e Ermal Fejzullahut publikon foton familjare: Ky është fundi ynë i lumtur

Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij Ariana njihen për marrëdhënien e shkëlqyer dhe familjen e bukur që kanë ndërtuar së bashku. Disa orë më parë, ata janë shfaqur të gjithë së bashku në një portret familjar shumë special që vetë Ariana e ka publikuar në ‘Instagram’. “Për ne kjo foto është ‘ata jetuan përgjithmonë të lumtur”,-shkruan bashkëshortja e këngëtarit duke ju referuar fotos me familjen. Ariana ka zgjedhur një shprehje shumë të përdorur në përralla për të ilustruar ndjenjat e saj për familjen.

Ermali dhe bashkëshortja e tij janë prindër të tre fëmijëve, një djali dhe dy vajzave që nuk kanë diferencë të madhe në moshë nga njëri-tjetri. Së fundmi çifti i njohur kanë zbuluar se janë në pritje të fëmijës së katërt. /revistawho.com