• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Bashkëshortja e Cobe Bryant shkatërrohet kur mëson lajmin e aksidentit: Zemra e saj u nda në miliona copa

Kobe Bryant, një nga sportistët më të famshëm dhe ikonë e basketbollit, ka ndërruar jetë ditën e sotme pas një aksidenti tragjik. Mediat amerikane shkruajnë se helikopteri me të cilin fluturonte ish-kampioni i Los Angeles Lakers është përplasur dhe ka marrë flakë. Të 5 personat në bord kanë humbur jetën. Në helikopter ishte dhe vajza 13-vjecare e basketbollistit, Gianna Maria Onore, e cila nuk ka mundur dot gjithashtu të mbijetojë. “Hollywoodlife” shkruan se bashkëshortja e basketbollistit është shkatërruar kur ka mësuar lajmin e kobshëm për Cobe dhe vajzën e tyre. “Zemra e saj u nda në miliona copa”, shkruahet në artikull. Kujtojmë se vetëm 7 muaj më parë, sportisti ishte bërë baba për herë të katërt.