Andrra Destani, bashkëshortja e këngëtarit Sinan Hoxha, i ka dedikuar këtij të fundit një mesazh prekës në rrjetin social ‘instagram’. Nëna e ardhshme e fëmijës së parë të Sinan Hoxhës, shkruan: “Dashuria dhe kujdesi yt, janë ato që e kanë bërë jetën time të shkëlqejë çdo ditë e më shumë. Në marrëdhënien tonë, unë uroj dashuri, dashuri dhe shumë dashuri e gëzim, që ditët e tua të jenë më të ndritshme se të miat. Paçim një martesë të bukur i dashur”, – i shkruan Andrra – Sinanit.