• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Bashkëpunimi i radhës i Fifit do ju surprizojë të gjithëve, zbulohet momenti kur do të publikohet në treg

Dy këngëtaret e dashura të publikut shqiptar, Remzije Osmani dhe Fifi duket se shumë shpejt do të vijnë me një projekt muzikor të përbashkët. Ndonëse ndjekësit kanë pritur që ky bashkëpunim të vijë tani, burime pranë ‘Prive’ kanë zbuluar se kënga do të publikohet pas një muaji, në prag të festave të fundvitit.

Me siguri ky lajm i ka befasuar shumë të tjerë, të cilët nuk e kanë ditur se dy artistet po përgatisnin një videoklip i cili do të lançohet shumë shpejt. Nuk dihet ende nëse do të jetë një baladë dashurie apo këngë ritmike, por kjo pritet të zbulohet në vetëm pak javë nga vetë këngëtaret./revistawho.com