• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Bashkë prej 6 vitesh, ja kush është e dashura e “Kuzgunit” në jetën reale

“Kuzgun” është një nga serialet më të ndjekur që po transmetohet aktualisht në Shqipëri. Në këtë serial luan edhe aktori me origjinë shqiptare, Baris Arduç i cili ka rolin kryesor të “Kuzgunit”. Aktori është shumë i komentuar për jetën e tij private dhe paparacët turk e ndjekin kudo për ta fotografuar. Kuzgun është prej 6 vitesh në një lidhje me aktoren turke Gupse Ozay. Kjo e fundit ka luajtur në shumë filma e seriale, por asnjëri prej tyre nuk është transmetuar në Shqipëri prandaj edhe nuk njihet nga publiku shqiptar. Lidhja e Baris Arduç me Gupse Ozay nuk është pritur edhe aq mirë nga fansat e aktorit. Megjithatë ai është shprehur se është shumë i dashuruar dhe këtë e vërteton edhe fakti që aktori e mbështet shumë partneren. Baris Arduç apo “Kuzgun” është 32 vjeç ndërsa Gupse Ozay 35 vjeç./revistawho.com