• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Barku i fryrë ngre dyshimet për shtatzëni, Elia Zaharia zbulon të vërtetën

Në rolin e princeshës, Elia Zaharias i duhet shpesh të jetë pjesë e eventeve të ndryshme të organizuara nga Pallati Mbretëror. Së fundmi ajo së bashku me Princ Lekën pritën disa nga familjet më të mëdha aristokrate të Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës për të prezantuar vlerat turistike dhe natyrore të Shqipërisë. Elia ka publikuar në ‘Instagram’ disa foto të shkëputura nga eventi dhe në njërën prej tyre ajo shfaqej me barkun e fryrë. Kjo gjë ju ka rënë në sy disa prej ndjekësve të saj dhe menjëherë pas postimit të fotos nisën spekulimet për një shtatzëni të mundshme. “Më duket se kemi të reja sipas fotos”, ka komentuar dikush në imazhin e Elias. Princesha nuk e ka shmangur këtë koment dhe menjëherë ka hedhur poshtë të gjitha dyshimet për shtatzëni. “E reja është shumë pica dhe pasta”, është përgjigjur ajo.

Siç kuptohet Elia ka shtuar vetëm disa kilogramë në peshë dhe prandaj barku i saj duket i fryrë. Kjo nuk është hera e parë që Zaharia dyshohet për një pritje të ëmbël, por duket se ajo dhe Princ Leka nuk e kanë ende në plan këtë gjë. /revistawho.com