• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

‘Baby Shower’ i Meghan Markle frymëzon të gjithë fansat për një kauzë të drejtë

Festa e ‘Baby Shower’ që dukesha e Sussex organizoi për ardhjen në jetë të fëmijës së saj të parë në muajin shkurt, nxiti shumë komente negative në rrjetet sociale.

Së fundmi sipas ‘HarpersBazaars’, festa e krijuar ka bërë që shumë prej fansave të nisin një fushatë në internet për mbledhjen e fondeve që dalin nga këto lloj eventesh.

Ata kane hedhur idenë se paratë e mbledhura nga këto aktivitete duhet të shkojnë për bamirësi në ndihmë të fondacionit ‘WellChild’, në Britani.

Këto fondacione kanë shprehur mirënjohjen e tyre ndaj pallatit mbretëror dhe pritet që shumë shpejt të bashkëpunojnë./revistawho.com

CLOSE
CLOSE