• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Lajme

Babai i Stresit feston ditëlindjen, Keisi i dedikon fjalët më të bukura: Të admiroj për çdo gjë që bën

Keisi Lushaj ka një marrëdhënie shumë të ngushtë me familjen e bashkëshortit të saj. Gjatë kohës që Stresi nuk ka qenë pranë saj, mamaja dhe babai i tij kanë qenë mbështetja më e madhe e saj dhe mesa duket, jo vetëm Stresi, por dhe familja e tij ia ka dalë të fitojë zemrën e saj. Ditën e sotme, Sali Lushaj feston ditëlindjen dhe Keisi i ka bërë atij një dedikim publik me disa fjalë shumë të ngrohta. “Sali Lushaj je i pazëvëndësueshëm dhe je shkëmbi i familjes tonë. Të admiroj për çdo gjë që bën, je prind i përkryer, bashkëshort i shkëlqyer, por zbulimin më të madh e kam bërë unë qe je dhe vjehërr i mrekullueshëm. Nuk ka gjë më të shtrenjtë se familja dhe unë ndihem me fat që jam pjesë e familjes tuaj. Gëzuar ditëlindjen”, ka shkruar Keisi në ‘Instastory’. Pavarësisht se një pjesë të madhe të kohës ajo qëndron në Kanada, asnjëherë nuk e lë pas dore familjen e saj të dytë./revistawho.com

CLOSE
CLOSE