• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Babai i Drake tregon mbështetje për R.Kelly: Situata e tij po keqtrajtohet nga mediat

Babi i Drake, Dennis Graham, është një personazh shumë i njohur për publikun. Gjatë një interviste, Dennis është pyetur rreth miqësisë me këngëtarin R.Kelly dhe ai e ka cilësuar atë si një mik shumë të mirë dhe sipas mendimit të tij, e gjithë situata po keqpërdoret nga mediat. Kelly po përballet me akuza të rënda përdhunimi me femra të moshës së vogël. Vetë këngëtari i ka mohuar të gjitha akuzat dhe momentalisht është lënë i lirë. “Ai është një mik shumë i mirë. E urrej që kjo gjë po i ndodh atij. Ka një arsye pse femrat dolën pas fakteve. Ka suportin tim 100%”, është shprehur Dennis. Kujtojmë që babai i Drake do publikojë këngën e tij të parë këtë fundjavë, me titullin “That On That”./revistawho.com

CLOSE
CLOSE