• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Lajme

Ava Max “nuk i ka lënë gjë” Lady Gagës! A është kjo strategjia për vëmendje?

Ajo është me origjinë shqiptare dhe së fundmi emër i njohur në industrinë muzikore. Megjithatë Ava Max, veç talentit duket se ka vendosur të marrë vëmendjen e tabloidëve edhe me pamjen e saj.

Në tapetin e kuq në MTV VMA ajo jo veç u cilësua si më e veshura keq, me një kostum “heroi”, por madje u komentua edhe si kopje e Lady Gagas. Madje tabloidi britanik, Daily Mail do të shkruante: “Lady Gaga ti je”?

Dhe mesa duket ajo nuk heq dorë nga “fiksimi” i saj për t’u dukur dhe veshur si Gaga. Edhe foto e fundit e publikuar në Instagram, duket sikur është marrë nga ndonjë klip i Gagës në fillimet e saj.

Së fundmi Max, ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, “Torn”, i cili është pritur mirë nga publiku./revistawho.com