• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Aurela Hoxha: S’kam asnjë ndërhyrje kirurgjikale në trup, ja çfarë bëra pas divorcit

E ftuar në emisionin “Express Rozë”, Aurela Hoxha u është përgjigjur zërave të shumtë të cilët pretendonin se ajo kishte bërë ndërhyrje në trupin e saj, duke thënë të kundërtën. Megjithatë, duket se fashionista dhe prezantuesja e ka pasur fjalën vetëm për trupin sepse nga ana tjetër, ajo ka pranuar se ka bërë ndërhyrje në buzët e saj. “Nuk jam kundër operacioneve plastike, unë kam bërë buzët,” është shprehur Hoxha. “Në trup nuk kam asnjë,” ka vijuar më tej ajo duke shpjeguar se nëse do të kishte një problem në trupin e saj, nuk do të hezitonte të bënte ndërhyrje. E pyetur nëse ishin të vërtetë zërat se ajo kishte paguar për të qenë e pranishme në eventet e modës, Aurela Hoxha e ka mohuar një gjë të tillë. Ajo ka shpjeguar se në çdo sfilatë ku ka marrë pjesë, ka qenë e ftuar nga vetë stilistët dhe ftesat për në sfilata, nuk mund të blihen. Aurela megjithatë ka veçuar rastin e pjesëmarrjes në amfAR Gala, ku çdo person që dëshiron të marrë pjesë paguan një shumë të caktuar, e cila shkon për bamirësi. Hoxha gjithashtu ka folur edhe për jetën e saj sentimentale, duke thënë se pas divorcit, e ka mbajtur veten të zënë me punë dhe nuk ka pasur dëshirë të iasë për këtë çështje. E pyetur nëse është e vërtetë se ajo është në një lidhje me në djalë nga Kosova, Aurela ka thënë se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se momentalisht është e vetme. Sipas saj, vizitat e saj të shpeshta në Prishtinë së fundmi, i detyrohen jetës së natës së kryeqytetit kosovar. Ajo ka rrëfyer se e pëlqen së tepërmi atmosferën në Prishtinë dhe se është vendi i saj i ri i argëtimit, duke qenë se nuk e frekuenton jetën e natës në Tiranë. (anabel.al)