• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Aurela Gaçe zbulon detajet nga albumi i ri: Çdo rrymë do jetë prezente edhe sikur të mos jenë në modë

Pak muaj më parë Aurela Gaçe zbuloi se shumë shpejt do të vinte me një album të ri dhe së fundmi ka publikuar këngën “Më mbaj” që do të jetë pjesë e këtij projekti. Ky album i këngëtares vjen pas 8 vitesh nga publikimi i atij të fundit dhe prandaj ajo po e pret me padurim hedhjen në treg të të riut. Ditën e sotme Aurela ka zbuluar disa detaje nga albumi, që siç duket do të mbajë brenda disa rryma të ndryshme muzikore. Këngëtarja ka postuar në ‘Instagram’ këngët nga albumi i vitit 2011, “Paraprakisht”, dhe i ka pyetur të gjithë se cila ka qenë e preferuara e tyre.

View this post on Instagram

Me tregoni kengen tuaj te preferuar nga albumi i fundit…. "Paraprakisht" #2011 Shume kenge erdhen me klipe, disa jo ( per arsye 💰😅) por e rendesishme eshte qe punova ,hodha idete e asaj kohe ne kenge bashke me autoret e kengeve. —–' —— Tani po punoj per albumin e rradhes. Mendimet e ketij momenti ,ndjesite , rrymat qe dua vete do te jene prezente ( edhe sikur ato te mos jene ne mode😉, nuk me behet vone, sepse modën time e bën vetem ndjesia ime) , qofshin ato ndjesi qaramane, ekperimentale, te buta ,te forta apo edhe sensuale😊…..nuk i vendos vetes asnje kufi per te dhene ate qe dua,sepse njeriu eshte me shume se aq sa shfaqet, me shume se vetem nje ndjesi. E hapa siparin vetem 4 dite me pare me "ME MBAJ" . Shpresoj gjate ketij viti te perfundoj me te gjitha projektet 🙏.

A post shared by membaj#newsong (@aurelagaceofficial) on

Më pas ajo ka zbuluar: “Tani po punoj për albumin e radhës. Mendimet e këtij momenti, ndjesitë, rrymat që dua vetë do të jenë prezente (edhe sikur ato të mos jenë në modë, nuk më bëhet vonë, sepse modën time e bën vetëm ndjesia ime, qofshin ato ndjesi qaramane, eksperimentale, të buta, të forta, apo edhe sensuale)… nuk i vendos vetes asnjë kufi për të dhënë atë që dua, sepse njeriu është më shumë se aq sa shfaqet, më shumë se vetëm një ndjesi”. Albumi i ri i këngëtares pritet të publikohet këtë vit, duke qenë se ajo shpreson që e gjithë puna të përfundojë gjatë kësaj kohe. /revistawho.com