• youuinsttaaffccbb
TEST
3, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Aurela Gaçe ironizon të famshmit shqiptarë të rrjeteve sociale, i krahason me Michael Buble

Aurela Gaçe njihet për natyrën e saj të drejtpërdrejtë dhe shpesh nuk ka ngurruar të kritikojë publikisht kolegët që nuk japin maksimumin në skenë. Së fundmi ajo ka ironizuar personazhet e njohur shqiptarë që kanë më shumë ndjekës në rrjete sociale se sa yjet botërorë. Aurela Gaçe ka marrë si shembull Michael Buble, i cili sot numëron 2 milionë ndjekës në ‘Instagram’. Këngëtarja ka publikuar në ‘Instastory’ disa foto të Buble nga turneu i tij botëror, në të cilat shihet se ka mbushur përplot stadiumet. “Michael Buble, tur botëror. Mbush arena të tilla…por? Pra siç po thoshim ka vetëm 2.1 milionë ndjekës. Sikur të menaxhohej nga ndonjë shqipe, kushedi sa ndjekës do kishte. Hë? Tur botëror, arenat plot. S’më del llogaria”, ka shkruar Aurela me ironi.

Blerja e klikimeve apo ndjekësve në rrjete sociale është kthyer në një problem në mbarë botën, por në Shqipëri shihet si një fenomen në rritje, që përdoret nga artistët për t’i shtuar vlerat suksesit të tyre. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE