• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Aurela Gaçe feston ditëlindjen, Eli Fara i dedikon këto fjalë

Ditën e sotme këngëtarja shumë e dashur lër publikun shqiptar, Aurela Gaçe ka festuar ditëlindjen e saj mes shumë urimesh që kanë mbërritur në llogarinë e saj. Ndër to ka dalluar ai i bërë nga mikja e saj më e mirë, Eli Fara e cila i ka dedikuar fjalët më të ndjera me anë të një videoje ku përmblidheshin momentet më të bukura të tyre.

“Gëzuar ditëlindjen mikja ime! Edhe 100 vjeç, qofsh gjithmonë e lumtur pranë Skerdit, Grace dhe Abigal. Të përqafoj fort”, shkruante Fara krah postimit të saj më të fundit në rrjetet sociale ku nuk kanë munguar dhe urimet nga ndjekësit e saj për këngëtaren e dashur.

Kujtojmë se në adresën e Gaçes kanë mbërritur urime të shumta nga të gjithë personazhet e njohur të ‘showbiz-it’ shqiptar. Artistja nuk ka ngurruar të zbulojë me të gjithë fansat dashurinë e madhe që ka marrë ditën e sotme./revistawho.com