• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Aurela emocionon me dedikimin për vajzat dhe i jep përgjigje pyetjes që bëjmë të gjithë

Aurela Gaçe i ka surprizuar të gjithë me daljen e fundit publike në programin ‘Në kurthin e Piter Pan’, ku performoi me të bijën Grace. Ajo ju përgjigj pyetjeve dhe e mbylli mbrëmjen me një interpretim shumë të bukur krah vajzës. Kjo ishte hera e parë që Aurela dilte në televizion me të bijën. Pasi e hëna kaloi, këngëtarja e dashur ka emocionuar sërish, këtë herë me një dedikim për vajzat.

“Arritja ime më e madhe në jetë, janë fëmijët. Kur t’i shoh të dyja vajzat që të krijojnë e jetojnë jetën e tyre siç zemra e prindit dëshiron të shohë fëmijën, atëherë do të them se ja dola… deri atëherë kemi shumë punë përpara, unë dhe Skerdi. (Dhe jo, nuk dëshiroj që fëmijët e mi të kenë lidhje me skenën. Nëse do të ndodhë, do të ndodhë vetëm se do ta duan ato vetë). Një super kujtim në @nekurthinepiterpan me Grace tim #hiriiperendesie”,-shkruan Aurela duke ju përgjigjur edhe një pyetjeje që shumë nga publiku e kanë menduar.

Këngëtarja është nënë edhe e Abigail, të cilën e publikon pak më rrallë në rrjete sociale, për shkak se ajo është ende e vogël. /revistawho.com