• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Arzu e lidhur me komisarin, historia e dashurisë që nisi në xhirimet e një filmi

Tulin Ozen dhe Tansu Biçer janë dy aktorë shumë të njohur për publikun shqiptar tashmë me rolet e tyre në serialin “Vrasje të vogla”. Tulin Ozen luan rolin e Arzus ndërsa Tansu Biçer luan rolin e komisarit Kemal, dy personazhe që nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin në serial, por në jetën reale janë të lidhur prej disa vitesh. Dy aktorët janë njohur në xhirimet e një filmi turk dhe kanë luajtur edhe në teatër bashkë. Në një intervistë së fundmi, Arzu është pyetur nëse do donte të luante çift me partnerin e saj në serialin “Vrasje të vogla”, por aktorja u shpreh se roli i saj shkon shumë me Mehmetin. “Jo, roli im shkon shumë me Mehmetin. Ja kaluam shumë mirë gjatë xhirimeve dhe ai është shumë i talentuar. Unë dhe partneri im ishte koicidencë që luajtëm në të njëjtin serial. Ne nuk qëndrojmë 24 orë bashkë, e ndajmë profesionin nga jeta private”-u shpreh aktorja./revistawho.com