Aktorja e njohur hollivudiane Jennifer Lawrence është shpallur “Artistja e Vitit” nga revista amerikane “Entertainment Weekly”.
Shkak për këtë vlerësim ndaj aktores është bërë prej e-maileve me drejtuesit e kompanisë Sony dhe më pas edhe për paraqitjen e saj të shkëlqyer në episodin e ri të filmit “Hunger Games”.
E në fakt Lawrence ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike edhe për shkak të lidhjes së saj me vokalistin e grupit Cold Play, Chris Martin.