• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Armina Mevlani shkëlqen në sfilatën e “Class Fashion Show”, na jep një ide se si do të duket në ditën e martesës

Ditën e sotme Alketa Vejsiu së bashku me Valdrin Sahitin kanë organizuar sfilatën e tyre “Class Fashion Show” në “Pallatin e Brigadave”. Si çdo herë tjetër në këtë event madhështor nuk kanë munguar as personazhet e famshëm, të cilët kanë pasur mundësinë të ndjekin nga afër sfilatën me koleksionin më të fundit të fustaneve të mbrëmjes dhe nusërisë. Duke qenë se është kthyer si një lloj tradite që sfilata të mbyllet nga një personazh i njohur, këtë herë ishte Armina Mevlani ajo që u shfaq e fundit veshur me një fustan nga “Class by Alketa Vejsiu”. Armina shkëlqeu me veshjen e saj tepër të veçantë, që ishte shumë larg pamjes së nuseve tradicionale.

Në këtë mënyrë ajo na dha një ide se si mund të duket në ditën e saj të martesës, që pritet të mbahet së shpejti. Këtë gjë Mevlani e konfirmoi vetë në një intervistë të dhënë pak ditë më parë në emisionin “Ftesë në 5”, ku u shpreh se dasma do të organizohet tani afër. Armina tregoi se dëshiron të jetë një nuse moderne shoqëruar me elementë të stilit gotik, ndaj ajo ka bërë pikërisht këtë zgjedhje në sfilatën e “Class Fashion Show”. /revistawho.com