• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Armina Mevlani shkëlqen në premierën e filmit të Tarantinos në Kanë, zbulohen detaje nga dalja e saj e fundit

Armina Mevlani ka pasur fatin të jetë e pranishme në premierën e filmit ‘Once Upon A Time in Hollywood’ ditën e djeshme. Premiera e filmit të Tarantino, me protagonistë Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt mori vëmendjen e gjithë mediave botërore.

Kryefjala e ditës ishte pikërisht ky realizim kinematografik që bëri bashkë personazhe të njohur nga e gjithë bota. Tapeti i kuq i këtij filmi konsiderohet si më i rëndësishmi i Festivalit Ndërkombëtar të Kanës.

Armina Mevlani shkëlqeu e veshur me një fustan të Vivienne Westwood, i cili ishte krijuar posaçërisht për blogger-en shqiptare dhe këtë ngjarje të rëndësishme. Grimi dhe flokët u realizuan nga Eva Dibra duke bërë të munduar që Armina të dallojë në mesin e yjeve deri në detajet më të vogla.

Bukuroshja shqiptare pati fatin të parakalojë në tapetin e kuq krah modeles shqiptare, Heidi Lushtakut, e cila dukej më e bukur se kurrë. Ajo ishte e pranishme në ‘after party-n’ privat të filmit dhe sot arriti të drekojë me Chiara Ferragnin.

Në të gjitha daljet publike të saj në Kanë, Armina ka shkëlqyer dhe ka qenë në të njëtin nivel me personazhet më të njohur të kinematografisë botërore. /revistawho.com