• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Armina emocionohet nga urimi i Shkëlzenit për ditëlindje: Të dua shumë jeta ime

Sot Armina Mevlani feston 28-vjetorin e lindjes dhe gjatë gjithë kësaj dite urimet për të ishin të shumta nga miqtë dhe bashkëpunëtorët e saj. Megjithatë urimi më special për ‘blogger-en’ ka qenë ai i partnerit të saj, Shkëlzen Berisha. Ai ka publikuar në ‘Instagram’ dy fotografi shumë romantike dhe përkrah tyre ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen dashuria, hareja dhe lumturia ime. Uroj të ëndërrojmë gjithmonë bashkë”. Këto fjalë kaq të ndjera e kanë emocionuar shumë Arminën dhe ka treguar se e kanë lënë pa fjalë. “Më la pa fjalë. Të dua shumë jeta ime”, ka shkruar Armina pasi ka ripostuar në ‘Instastory’ urimin e Shkëlzenit.

Ajo nuk ka treguar se çfarë dhuratë ka marrë këtë vit nga partneri i saj, por me siguri fjalë të tilla kaq të ndjera duhet të jenë më të rëndësishme se çdo gjë tjetër materiale. Kujtojmë se në tetor të 2018-tës Armina dhe Shkëlzeni celebruan me fejesë dashurinë e tyre disa vjeçare në një ceremoni shumë private. /revistawho.com