• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Arlinda Dudaj vlerëson projektin e Angela Martinit: Autobiografi e shkruar shumë mirë, libra të tillë na duhen

Angela Martini ka njoftuar së fundmi publikimin e librit të saj të parë “Dashuri, shpresë, dritë”. Në këtë projekt Angela ka shpalosur jetën e saj, vështirësitë, marrëdhëniet me njerëzit e dashur dhe shumëçka tjetër. Por në mesin e atyre që e kanë përgëzuar ka patur edhe skeptikë. Një ndjekës i shkruan botueses së njohur, Arlinda Dudaj, duke e pyetur për vlerat e librit. “Ky është një libër ku Angela rrëfen jetën e saj, pra është nje autobiografi e shkruar shumë mirë. Natyrisht nuk është letërsi, por një libër të cilin unë e gjeta shumë interesant, me histori që i kemi jetuar të gjithë nga pak. Prirem të mendoj se libra të tillë do të na duhen shumë për të ardhmen, për të kuptuar rrënjët tona, të tashmen dhe sidomos atë që do vije. E kuptoj hezitimin tënd, por po të them që është vërtet libër i mirë. E ti e di që s’të them kot”, përgjigjet Dudaj, duke treguar kështu vlerësimin e saj për projektin më të fundit të Angela Martinit. Kujtojmë se bukuroshja do të jetë pjesë e panairit në Tiranë për të nisur turin e librit të saj.