• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Arilena Ara zgjedh ‘makeup-in’ natyral edhe në daljet publike, pamja e saj mund t’ju frymëzojë të gjithave këtë pranverë

Arilena Ara i është bashkuar këtë vit skuadrës së ‘The Voice Of Albania Kids’, si një nga trajneret e spektaklit. Prej disa javësh këngëtaren e kemi parë në ekranin e ‘Top Channel’, ku është kujdesur gjithmonë të ketë një pamje sa më origjinale.

Ajo çfarë bie në sy, është thjeshtësia që ka vendosur të mbajë Arilena në këtë kompeticion, duke u shfaqur me një ‘makeup’ shumë të thjeshtë dhe natyral.

Nëse do t’i hidhnit një sy ‘Instagram-it’ të Arrës, do të dallonit se prej shumë kohësh tashmë, ajo ka vendosur të mbajë këtë ‘look’ në të gjitha daljet e saj publike dhe jo vetëm.

Dhe në fotot e publikuara në palestër apo ambiente të tjera, këngëtarja dallohet se nuk ka përdorur ‘makeup’ e herë të tjera shumë pak.

Mesa duket një nga trendet më të fundit të këtij viti, Arilena e ka sjellë shumë më herët seç e prisnim./revistawho.com

CLOSE
CLOSE