• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Arilena Ara përmbledh të gjithë eksperiencën në ‘The Voice Kids’ me një video që do ju bëjë të qeshni

‘The Voice Kids’ u finalizua këtë të premte me fitoren e Alteas nga skuadra e Gjokajve. 13-vjeçarja u përzgjodh si zëri më i mirë në edicionin e tretë të programit të talenteve të rinj.

Sigurisht me finalizimin e një pune kaq të madhe nuk munguan as falënderimet apo komentet nga ata që qenë pjesë e rëndësishme e spektaklit. Këtë vit jurisë ju shtua Arilena Ara, e cila arriti të menaxhonte me shumë sukses anëtarët e skuadrës së saj. Pas përfundimit të programit, këngëtarja ka zgjedhur një mënyrë shumë speciale për të përmbledhur eksperiencën disa mujore në ‘The Voice Kids’. Krahas një videoje ku shfaqet duke u përqafuar dhe kërcyer me Miramin, Arilena shkruan: “Eksperienca ime në ‘The Voice Kids 3’ në një video. Energji, të qeshura dhe dashuri! P.s Portreti i Sandrit është epik. Ju dua”.

Krahas saj nuk ka munguar as komenti i Miriamit, e cila shprehet se kjo video e bën të qeshë me lot sa herë që e shikon.

Për më tepër, mjafton t’i hidhni një sy sekuencës së shkëputur nga prapaskenat dhe do e kuptoni për çfarë bëhet fjalë. /revistawho.com

CLOSE
CLOSE