• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Ariana Grande shpërthen në lot gjatë koncertit, këngëtarja kujton ish-partnerin e saj

Ariana Grande nisi turneun e saj ‘Sweetener’ dhe mbrëmjen e djeshme ndalesa ishte në qytetin e Pittersburg. Ky koncert ishte shumë i veçantë për të, pasi në këtë vend ka lindur dhe është rritur ish-partneri i saj Mac Miller, i cili humbi jetën e tij për shkak të një overdoze. Kanë kaluar 9 muaj dhe duket se Ariana ende nuk ka mundur ta harrojë Mac. Përpara fillimit të koncertit, në sfond dëgjoheshin këngët nga albumi i fundit i këngëtarit dhe ky detaj nuk mund të mos vihej re nga fansat e Ariana-s. Gjatë koncertit, kur po këndonte këngën ‘Thank U, Next’ dhe ‘Raindrops’ (të cilën fansat mendojnë se ia ka dedikuar Miller-it), Ariana ka shpërthyer në lot. Kjo gjë ka emocionuar shumë dhe publikun e pranishëm, të cilët e kanë mbështetur në çdo moment./revistawho.com