• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Ariana Fejzullahu thyen mitin e shtatzënisë, pak kohë para lindjes ndryshon ‘look’

Ariana Fejzullahu pritet që së shpejti të sjellë në jetë fëmijën e katërt të saj dhe Ermal Fejzullahut. Gjatë kësaj kohe Ariana ka qenë mjaft aktive në rrjete sociale dhe nuk ka nguruar të ndajë me ndjekësit detaje të shumta nga pritja e ëmbël. Së fundmi ajo ka treguar se ka bërë një ndryshim në ‘look’ duke i prerë flokët shkurt. Ajo ka publikuar një video nga salloni i bukurisë dhe duket se edhe ky model i ri i flokësh i shkon shumë.

Nga imazhet e publikuara duket se Ariana ka ndërhyrë pak edhe në ngjyrën e flokëve vetëm në pjesën e majave, sepse lyerja e rrënjës nuk është e këshillueshme gjatë shtatzënisë. Megjithatë me këtë ndryshim në ‘look’ Ariana ka hedhur poshte një mit të hershëm, sipas së cilit gratë shtatzëna nuk duhet të ndryshojnë ‘look’. Kjo është tërësisht e gabuar, sepse prerja e tyre nuk e dëmton fëmijën në bark, vetëm se i bën flokët të duken më të shëndetshëm. Kujtojmë se Ariana do të sjellë sërish në jetë një vajzë, e cila do të mbajë emrin Ana. /revistawho.com