• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Archie mund të jetë princ një ditë, por me një kusht

Ditën e djeshme Meghan Markle dhe Princ Harry prezantuan djalin e tyre me gjithë botën me anë të një seti fotografik si dhe dhanë një intervistë ekskluzive brenda kështjellës Windsor. Një nga temat për të cilën ndjekësit e pallatit mbretëror janë interesuar herë pas here ka qenë fakti nëse Archie do të ketë titullin princ.

‘Kensington’ ka zbuluar se fëmija i Markle dhe Harry-t nuk do e ketë këtë titull. Gazetari i mbretërisë, Omid Scobie zbuloi se mungesa e një titulli ju jep prindërve të djalit, shpresën se ai do të ketë një jetë të thjeshtë. Scobie zbuloi gjithashtu se Archie mund të marrë një titull nëse Princi Charles, babai i Harry-t dhe William do të ulet në fron.

Ende nuk dihet se si do të shkojnë gjërat në pallatin mbretëror pas këtij vendimi, por gjithçka pritet të zbulohet në javët në vazhdim./revistawho.com