• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Arbana zbulon dietën që përdor Xhemi, tregon si mundohet t’i ‘prishë’ mendjen që ta lërë

Arbana Osmani dhe Xhemi Shehu janë moderatore të suksesshme dhe kolege prej vitesh, por përtej ekranit miqësia e tyre është ndër më të veçantat e showbiz-it shqiptar. Shpesh të dyja vajzat publikojnë momente krah njëra-tjetrës në profilet përkatëse në ‘Instagram’. Dreka e sotme i ka gjetur bashkë dhe Arbana nuk mund të mos e publikonte një foto të Xhemit.

“Duke detyruar shoqen e ngushtë të hajë mish kur është duke mbajtur dietën keto”,-shkruan moderatorja duke shpjeguar domethënien e fotos. Sigurisht, prishja e dietës është ‘detyra’ e çdo mikeshe dhe këtë e kuptojmë të gjithë, por me anë të këtij postimi, Arbana na njohu me dietën që përdor Xhemi për të pasur linja perfekte.

Për të gjithë ata që nuk e dinë, dieta ‘Keto’ është më e përhapura momentalisht. Shumë personazhe publikë e përdorin, por e dini si funksionon?

Nëse vendosni të ndiqni këtë plan dietik duhet të dini që yndyrnat zënë 75% të konsumit ditor, proteinat 20%  dhe karbohidratet 5%. Duke ngrënë në këtë mënyrë, trupi nuk përdor sheqernat dhe karbohidratet për të prodhuar energji, por detyrohet të harxhojë yndyrnat duke sjellë rënie të dukshme në peshë. Procesi që përmendet më lart është i njohur si ‘ketosis’. Në grupin e ushqimeve që rekomandohen për këtë dietë hyjnë vezët, mishi i pulës, perimet, peshku etj. Mbani mend që kjo dietë nuk duhet ndjekur për më shumë se 1 javë. /revistawho.com