• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Arbana Osmani i beson thjeshtësisë, ja cila është veshja e saj e preferuar jashtë ekranit

Arbana Osmani është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Karriera e saj ka nisur në ‘Top Channel’, aty ku vazhdon të qëndrojë edhe sot. Pavarësisht ngarkesës së saj në punë, ajo gjen kohën që herë pas here të ndajë me ndjekësit në ‘Instagram’, momente të ndryshme nga përditshmëria.

Disa minuta më parë ajo ka publikuar një foto të sajën ku shfaqet e veshur me një palë xhinse ngjyrë blu, bluzë të bardhë dhe atlete të bardha, krahas së cilës ka shkruar: “Jetoj me këtë veshje, problematikat e demit”. Nëse do të shikonit me vëmendje profilin në ‘Instagram’ të Arbanës, do të vinit re se një nga kombinimet e preferuara të saj është pikërisht kjo, xhinse, t-shirt dhe atlete. Siç kuptohet përditshmëria e moderatores është në përgjithësi e thjeshtë dhe këtë detaj ajo e ka vënë në dukje edhe vetë.

Kujtojmë se Osmani është dalluar gjithmonë për veshjet dhe stilin e veçantë që e karakterizon. Ajo di ta bëjë shumë mirë dallimin mes daljeve publike dhe përditshmërisë duke zgjedhur gjithmonë veshjet e duhura./revistawho.com