• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Lajme

Arbana Osmani është ‘gazetarja’ më e re në ‘Supersport’ dhe ne e pëlqyem kaq shumë

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani, ka udhëtuar drejt Parisit për të mbështetur kombëtaren e Shqipërisë në ndeshjen kundër Francës. Arbana i surprizoi të gjithë teksa u shfaq në ekranin e ‘Supersport’, duke përshëndetur të gjithë sportdashësit. Gjithashtu moderatorja e njohur nuk harroi të përshëndeste as tifozët shqiptarë të pranishëm në ‘Stade de France’, të cilët ishin të shumtë në numër dhe ishin mjaft entuziastë. Arbana është një nga moderatoret më të dashura dhe këtë e kanë treguar shpesh sondazhet e shumta, ndaj pritet kaq mirë në çdo ekran./revistawho.com